Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Komisioni Hetimor për Inceneratorët po pengohet, institucionet kthejnë përgjigje pa përgjigje


Depuetja e PD-së Ina Zhupa gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët

Deputetja e Partisë Demokratike njëkohësisht edhe anëtare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Ina Zhupa deklaron se ky komision po pengohet nga institucionet të cilat kthejnë përgjigje pa përgjigje.

Zhupa thotë se në përgjigjet e ardhura për Komisionin vihet re mungesa totale e përgjegjësisë për të dhënë informacion.

Zhupa përmend tre raste konkrete të përgjigjeve. Sipas saj kompania e inceneratorëve kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy BV SPV Tiranë në përgjigjen e saj thotë që informacionet t’i marrin në institucionet shtetërore.

Për rastin e dytë, deputetja e PD-së, përmend përgjigjen e nga Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve (ATRAKO), e cila i referon të shohin faqen në internet për kërkesat e paraqitura.

Ndërsa për rastin e tretë, Zhupa përmend përgjigjen e Bashkisë Tiranë e cila në grafikun e punimeve për ndërtimin e inceneratorit ka si përgjigje një informacion të padeshfrueshëm.

Postimi i plotë:

Komisioni Hetimor për Inceneratorët është penguar që ditën e parë dhe tashmë nuk fshihen më, duan ta bllokojnë plotësisht duke mos miratuar planin e hetimit dhe duke i shkurtuar edhe 3 javë punë hetimore.

Në përgjigjet e ardhura komisionit deri tani vihet re mungesa totale e përgjegjësisë dhe detyrimit për të dhënë informacion. Përgjigjet janë pa përgjigje dhe duke i kërkuar komisionit ti marr diku tjetër informacionet qe ato kane detyrim ti japin sipas ligjit.

Po i referohem tre rasteve konkrete:

Referuar kthimit të përgjigjeve të ardhura nga kompania Integrated Technology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy BV SPV Tiranë, kanë paraqitur përgjigje duke thënë: jeni të lutur që të shkoni t`i merrni vetë këto informacione në institucione shtetërore.

Pra nuk kanë dhënë përgjigje dhe ju keni marrë si përgjigje pra komisioni ka pranuar si përgjigje dhe Znj. Felaj dhe anëtarët e mazhorance thonë janë përgjigjur, ndërkohë ata na kanë çuar që ne të kërkojmë informacion në një vend tjetër.

Ne i kemi kërkuar informacion për pasuritë e luajtshme, të paluajtshme, borderotë e punonjësve që janë akte që subjekti i ka vetë. Edhe nëse zgjedhim ta kërkojmë këtë info edhe ne institucionet shtetërore është vendimi jonë për të kryqëzuar informacionin por jo të na mohohet informacioni në shkelje të ligjit dhe te mësohet komisioni ku te kërkoj.

Ata mund të na kthenin përgjigje shikoni tek exeli i pagave që ka dalë nëpër ëhatsapp por nuk është kjo përgjigja që duhet të kthejnë dhe ne duhet ta pranojmë që është një kthim përgjigje normal që mund të funksionojë në punën e komisionit.

Rasti i dyte:

Kthimi i përgjigjes së ardhur nga Agjencia e Trajtimit të Koncensioneve (ATRAKO) thotë: shkoni në ëebin tonë zyrtar dhe gjejeni kontratat, kjo është kthim përgjigjja . Në qoftë se kjo është kthim përgjigje serioze dhe komisioni e quan serioze këtë kthim përgjigje, atëherë kot sa e kemi kërkuar dhe i bie që të futemi të gjithë ne Google dhe po kërkojmë çfarë të gjejmë dhe gjithsecili bën kërkimin e vet dhe prodhon dokumente personale jo dokumente zyrtare për komisionin.

Ndërkohë që Agjencia vetë nuk e ka publikuar në bazë të VKM 211 viti 2016 ku Agjencia duhet ta publikonte, nqs hyni atje tani nuk i gjeni edhe sot anekset e kontratave.

Rasti i tretë

Grafiku i afateve dhe punëve për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, nuk ka njeri që të arrij të lexoj 1 fjalë se çfarë shkruan aty!

Janë sjell gjëra të palexueshme, janë sjellë paçavure, letra pa përgjigje, të cilat na kanë detyruar që herë pas herë që ne të çojmë shkresa tjera.

Komisionit nuk i kanë ardhur përgjigje, por i kanë ardhur letra për të zvarritur dhe penguar punën e tij dhe hetimin. Edhe mos miratimi i planit te hetimit, duke votuar kundër e dëshmon qartë vullnetin tuaj për ti dhënë mbrojtje aferës 430 milion euro nga taksat e shqiptarëve.