Pablo Carreno Busta bëri një nga goditjet më të çuditshme në historinë e tenisit në Australian Open, teksa mori topin nga rrjeta e kundërshtarit të tij gjatë ndeshjes së tij të raundit të dytë në Melburn.
Duke u përballur me Tallon Griekspoor, Carreno Busta e gjeti veten duke u përpjekur për të arritur një goditje ndaj rivalit holandez.
Spanjolli goditi me shkathtësi pranë rrjetës, duke u kapur përtej karriges së gjyqtarit përpara se ta përkëdhelte butësisht topin në lojë për të fituar pikën.
Pamja shpejt u bë virale pasi fansat e mahnitur e quajtën atë ‘të rrallë dhe të pabesueshme’.
“A është e ligjshme kjo?” – komentoi një vëzhgues, përpara se një tjetër të sqaronte: “Është. Mund të godasësh në çdo vend pa prekur rrjetën, pasi topi të godasë hapësirën tënde.”
Goditja e jashtëzakonshme ndihmoi tenistin panjoll të fitonte ndeshjen.