Vendosni fjalën kyçe....

Basha përsërit nga Durrësi: Si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër, të ndahemi nga e shkuara komuniste


Kreu i PD-së Basha ka deklaruar nga Durrësi se forcën politike që drejton e bashkojnë idealet e larta.

Ai tha se PD-ja ka vendosur të ndahet nga e shkuara komuniste dhe se pas ndërhyrjes që është bërë do vijë shërimi.

“Jemi një parti që na bashkojnë idele të larta, jo të një njeriu të të drejtës dhe drejtësisë që nuk e vendosëm kurrë pasi nuk u ndamë nga e shkuara komuniste. Këtë e dëshmojnë pronarët që mbetën të shpronësuar edhe pse partia jonë ka qeverisur pothuajse 14 vite, e dëshmojunë sipërmarrësit shqiptarë, ata që u premtuam legalizimet dhe i lamë në dorën e atij që sot ua shemb çatitë mbi kokë. Pra një mission i devijuar pasi iu mbuivendosën interesa korruptive e personale. Këto vija ndarëse sot mund t’i përjetojmë si tragjedi, por pas ndërhyrjes vjen shërimi. Ndërhyrja që duhet të bëjmë është një ndarje nga e shkuara, e kulturës komuniste e mendimit ndryshe, e kulturës se e vetmja mënyrë për të ecur është të servilosesh e t’u shërbesh interesave të dikujt.” – tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se ajo që po ndodh sot me PD-në është një ndryshim kulturor.

Duke përmendur Kuvendin e 18 dhjetorit, kryedemokrati theksoi se aty u vendos që demokratët zgjodhën të ardhmen duke përsëritur shprehjen se si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër.

“Kjo që po ndodh nuk është thjesht një ndryshim i madh politik i familjes sonë, po një ndryshim kulturor. Nëse diçka s’i shërben demokratëve është diçka nga e cila duhet të ndahemi një orë e më parë. Këtë bëmë në Kuvendin e datës 18 ku të gjithë zgjodhëm të ardhmen duke sanksionuar edhe Kushtetutën tonë. Ashtu siç e kam thënë me 18 dhjetor siç do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër, nuk ka shpresë tjetër për vendin tonë. Nuk ka kohë më të vështirë për ta ndarë të vërtetën nga gënjeshtra e cila po fut kokën kudo në sobë, frigorifer, celular, media.” – tha Basha.