Mbremjen e djeshme dy ekzekutime kanë ndodhur në vende të ndryshme të cilat i morrën jetën 2 shqiptarëve të njohur për drejtësinë.
I pari, Ergys Dashu u ekzekutua me 20 plumba në Guajakil të Ekuadorit, qytet port i rëndësishëm dhe i përfolur për trafikun e drogës për në Evropë dhe më tej.
Ndërsa i dyti, Bledar Muça u ekzekutua në Anvers të Belgjikës. Muça njihet si krahu i djathtë i Ardian e Florenc Çapjas.
Vrasa e Ergys Dashit dhe lidhja me trafikun e drogës
Ergys Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës më 22 janar, në një restorant në Avenue José Joaquín Orrantia, në afërsi të portit të Guayaquilit prej nga vijnë edhe sasi të mëdha të kokainës. Rreth orës 19:00 të së shtunës, dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në restorant duke iu shmangur stafit dhe kërkuan kartën e vaksinimit teksa më pas kanë qëlluar drejt Ergys Dashit.
Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria. Gjatë ngjarjes së rëndë u plagos edhe një vajzë e re, e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej 34 vjeçari shqiptar.
Dashi mendohet se kishte lidhje me me Plarent Dervishaj dhe Eldi Dizdarin.
Në 18 shtator të vitit 2014, një operacion masiv i policisë italiane vuri në pranga 32 persona, duke goditur një organizatë kriminale e trafikut të drogës e cila drejtohej nga shqiptarët, midis tyre edhe Ergys Dashi. Organizata kriminale në të cilën bënte pjesë edhe Ergys Dashi menaxhonte trafikun e drogës, ku sasi të mëdha të lëndëve narkotike bliheshin me shumicë, në Shqipëri, Spanjë e Bolivi dhe më pas shpërndaheshin në të gjithë Italinë. Rrjet i kontakteve dhe lidhjeve me eksponentë të krimit dhe me përfshirjen e trafikantëve të huaj kryesisht me banim në Spanjë, Bolivi dhe Shqipëri, ishte tejet efikas.
Vrasja e Bledar Muçës dhe lidhja me Ardian e Florenc Çapjan
Bledar Muça njihet si miku i ngushtë i Florenc e Ardian Çapjas. Ndaj tij janë bërë dy atentate në vitin 2016. Njëri në shkurt 2016, kurse tjetri në korrik të të njëjtit vit. Muça i plagos rëndë në atentatin e korrikut 2016, por ia hodhi.
Muça është akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale dhe ka mundur t’ai hedhë policisë. Në korrik 2009 akuzohet se ka ekzekutuar një polic me emrin Roland Rexhepi, po ashtu akuzohet se dy vite më pas ka qëlluar me dy plumba biznesmenin Ilir Rexhepi.
Ardian Çapja u arrestua në Maj të vitit 2021 me dyshumet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë ka vrarë me armë zjarri në 2012 shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri, babë e bir.
Arrestimi i Ardian Çapjas është bërë pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë të arrestuar pak kohë më parë në këtë qytet. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit u krye në banesën e tyre, pasi i riu ishte i paralizuar dhe në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Edhe pse ruhej me policë në hyrje të shtëpisë, autorët mundën të shmangnin kontrollet dhe të kryenin krimin. Të arrestuar për këtë ngjarje janë shtetasit Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli.
Implikimi i Ardian dhe Florenc Çapjas në vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 është zbardhur nga dëshmitë e një të penduari që është arrestuar për këtë ngjarje.
Në dëshmi thuhet se vrasja u urdhërua nga 53-vjeçari Ardjan Çapja, pasi Gentian Beqiri akuzohej si autor i ekzekutimit të biznesmenit Sokol Çapja në dhjetor të vitit 2005. Emri i Ardian Çapjes ka dalë shpesh në skedat e Policisë së Elbasanit, ku ai është shoqëruar disa herë. Vetëm në vitin 2017 ai u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv.
Atentati i fundit iu bë në qershor të vitit të kaluar kur u qëllua me snajper nga një kodër përballë shtëpisë së tij, por edhe pse u plagos, arriti të shpëtojë. Përplasjet e Çapjave me grupe të tjera në Elbasan kanë shënuar një sërë viktimash ndër vite.
Florenc Çapja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Ai raportohet se ndodhet në Dubai ku dhe në Maj të 2021 u arrestua nga autoritetet por më pas u la i lirë dhe nuk u ekstradua në Shqipëri./Hashtag.al