Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare aktori i njohur i humorit Arben Shaka. Deri më tani nuk dihet arsyeja e ndarjes nga jeta të aktorit.
Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e aktorit përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Shaka e ka filluar karrierën artistike në vitin 1966, ku interpreton në rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri”, autor i së cilës është Agim Nallbani dhe partneri në rolin e pasagjerit ishte Astrit Ferizaj.
Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë ai u largua së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.
Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, nje aktore e shkëlqyer karakteri. Ndërsa, për sa i përket Cirkut, partneri i tij kryesor ka qenë Met Selimi, mjeshtër i kllounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit, në mes të duartrokitjeve të shumta të artdashësve. Pas aktrimit, pasioni i Arbenit ishte piktura dhe fotografia.
Në Cirk, duke pasur pozicionin e kllounit aktor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, krijoi një sukses të përhershëm. Filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante Arben Shaka në rolin e Agronit, ishte një sukses, por ka pasur shumë role të tjerë si në varietete televizive dhe në estradë me sukses të plotë.
Për herë të parë merr pjese në një film në vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazhdon përsëri në filmin e dytë në vitin 1972 tek “Odiseja e tifozëve”.
Dikur ai kishte një repertor të bollshëm në Televizionin Shqiptar, në emisionet për fëmijë, variete dhe telefilma për fëmijë, variete për të rritur si dhe telekomedi. Ai kaloi plot tridhjetë e tre vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptar