Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputeti kroat akuza Macronit: Vaksinat me detyrim dënim me vdekje, ka dhjetëra mijëra viktima nga efektet anësore (Video)


Eurodeputeti kroat Mislav Kolakusic ka kritikuar presidentin francez Macron ‘për vrasjen e qytetarëve me anë të vaksinimit të detyrueshëm’.

Ai i bëri akuzat gjatë një takimi të parlamentit europian javën e shkuar ku ishte i pranishëm edhe kreu i shtetit francez, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.

“I nderuar president dhe kolegë, të dashur qytetarë të Bashkimit Evropian. President Macron, duke pasur parasysh kufizimet e shumta të të drejtave dhe lirive të qytetarëve në Francë gjatë pandemisë, ju pyes vetëm një gjë: ndërsa kryesoni BE-në, pse po bëni saktësisht të kundërtën e asaj që po bëni në Francë? Nga ana tjetër, sot thatë se jeni krenar që nuk ka dënim me vdekje në Evropë. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë vdekur për shkak të efekteve anësore të vaksinës. Vaksinat e detyrueshme përfaqësojnë një dënim me vdekje dhe një ekzekutim për shumë qytetarë. Kjo duhet të mbetet një zgjedhje për çdo qytetar. Vrasja është vrasje, ata prej jush që nuk e dinë këtë dhe nuk e keni arsimuar veten, hidhini një sy të dhënave zyrtare nga Organizata Evropiane e Shëndetësisë (EMA). Faleminderit.” – tha eurodeputeti gjaë fjalës së tij.

Kolakusic, i cili ka qenë deputet i Parlamentit Evropian për Kroacinë që nga korriku 2019, ka shërbyer më parë si gjyqtar në Gjykatën Tregtare të Zagrebit.

Më herët ai u ka dërguar një letër kolegëve të tij në Parlamentin Evropian duke u ankuar për mbylljeg e kufizimet për shkak të shpërthimit të Covid-19. Për të, bëhet fjalë thjesht për një ftohje ndërsa ka theksuar se nuk ka ka takuar kurrë një pacient me Covid-19.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani