Vendosni fjalën kyçe....

“Mora hakun e babait”- 17-vjeçari vetëdorëzohet në polici pas vrasjes në Lezhë


Të tjera detaje mësohen nga vrasja e Lek Lekgjonajt ndodhur sot në fshatin Manati, pak kilometra larg nga Lezha. Autori i dyshuar i cili është vetëdorëzuar pak minuta pas krimit në polici, është një 17-vjeçar.

I riu dyshohet se ka dashur të marrë hak për babanë. Ai është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar se donte të merrte hakun e të atit të vrarë 13 vite më parë.

Në vitin 2009, vëllai i viktimës Lek Lekgjonaj dyshohet se vrau babanë e të miturit, i cili në atë kohë kishte qenë vetëm 4 vjeç. Ai është rritur edhe pa nënën, e cila në të njëten ditë, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga vrasja e burrit, ishte vetëvrarë me fotoksinë.

Çifti la katër fëmijë jetimë, të cilët u rritën me ndjenjën e hakmarrjes.

Kështu… rreth 13 vite më vonë, 65-vjeçari Lek Lekgjonaj u vra në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Manati të Lezhës.