Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Ergys Dashit në Ekuador/ Gazetari: Shqiptarët luajnë rolin e emisarit


Gazetari Jul Kasapi në emisionin “Open” foli për vrasjen e Ergys Dashit në Ekuador duke thënë se shqiptarët në të shumtën e rasteve luajnë rolin e emisarit në vendet e Amerikës Latine.

Gazetari u shpreh se nga informacionet e siguruara nga kolegët e tij në Ekuador ka mësuar se rreth 3 javë më parë në një nga portet e Guayaquil është sekuestruar një sasi e madhe me kokainë, por nuk mund ta konfirmojë nëse kjo gjë lidhjet me vrasjen e Dashit, ndërsa më tej zbulon se në datën kur u ezkekutua shqiptari janë kryer edhe 5 vrasje të tjera.

Më tej, Kasapi zbulon se 34-vjeçari kishte hyrë në Guayaquil që prej vitit 2018, ndërsa qëndronte për 1 muaj dhe bënte rolin e emisarit, që do të thotë se përmes kontakteve dhe lidhjeve bënte të mundur blerjen e kokainës, por nëse ngarkesa nuk transportohej kishte edhe eliminime!

Nga informacionet që kam nga kolegët ekuadorian, nuk mund të them se lidhet me vrasjen e Ergys Dashit por 3 javë më parë, në një nga portet e Guayaquil është sekuestruar një sasi e madhe me kokainë. Ngarkesat sa vijnë e po ndalohen çka ka bërë që mes grupeve kriminale po gjenden mënyra se si të nxirren kokaina, ndaj ka përplasje. Në datën kur është vrarë Dashi, janë kryer dhe 5 vrasje të tjera.

34-vjecari daton se ka hyrë në Guayaquil që prej vitit 2018, qëndrimet e tij janë kryesisht 1 mujore që bënte rolin e emisarit. Ka disa emisarë që jetojnë 10-15 vite në Guayaquil, ka të tjerë që rrinë 1 muaj. Këta emisarë mos mendoni se kanë shumë para, kanë para vetëm për hotelin. Nëpërmjet grupeve kriminale, për llogari të të cilëve shkojnë në Ekuador, por përmes palëve të treta që janë shumë të fuqishme, këta emisarë nëpërmjet kontakteve dhe lidhjeve të tyre bëjnë të mundur blerjen e kokainës dhe e gjithë ngarkesa të niset. Kur ka një problem, është në varësi të grupit kriminal që merr përsipër pagesën dhe kur dicka e tillë nuk ndodh, kemi dhe eliminime të tilla”-tha gazetari.