Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Paratë e drogës pastrohen në futboll. Duka po mbrohet nga Meta e Berisha


Kreu i Bashkisë Tiranë ka vijuar akuzat ndaj Armando Dukës.

Në Repolitix në Report TV, Veliaj tha se për Dukën janë çuar informacione te institucione që merren me pastrimin e parave.

Sipas kryebashkiakut para të drogës futen në futboll dhe pastrohen.

“Po hetohet ky personazh pas 20 vitesh, ku ka abuzuar pa fund. Do bëjmë padi 15 shoqata, këta janë të regjistruar në Gjykatë jo këta delegatët që ky i gjen një natë para. Kjo do denoncohet dhe këta njerëz do shkojnë në burg. Sot kanë bërë një gabim trashanik, falsifikimi i listave që nuk i pa asnjeri dhe që u prodhuan në atë moment, dënohet me burg sepse ke marrë një përfaqësim që nuk të takon ty dhe ke falsifikuar. Kanë ndodhur hetime ndërkombëtare këtu edhe për trafikantë droge që mendohej se ishin të paprekshëm. Kemi pafund raste ku institucionet ndërkombëtare ku Shqipëria është në radar, jemi në kontakt, kemi çuar informacione për Armand Dukën dhe mafian e FSHF, i kemi çuar informacione institucioneve ndërkombëtare qoftë ato që merren me pastrimin e parave, me trafikun e drogës dhe si paratë e drogës  futen në futboll për të shitur e blerë ndeshje, si pastrohen paratë që ti ja jep një ekipi, ai t’i kthen mbrapsht dhe institucioneve të ligjzbaitimit ku ndeshjet gatuhen në Tiranë dhe shiten në një vend të Kinës”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj tha se Duka po mbrohet nga Berisha dhe Meta.

E keqja nuk është asnjëherë e letë për ta mundur. sa më rrënjë ti këtë rrënjët aq më shumë kohë duhet. Ka 20 vite që qëndron aty, duhet të pyesim vetën a duhet të vijojmë dhe të shqetësohemi që me qindra fëmijë janë angazhuar në shoqata sportive fati i të cilëve përcaktohet nga ai njeri?  te futbolli elitar është pjesë e aksioneve, ato para nuk janë të miat personale, por të taksapaguesve dhe sigurisht që do të shqetësohem nëse ka shitje ndeshjes apo mashtrime, ku është fondi i solidaritetit që u dhanë për pandeminë, ku janë 100 fushat e sportit në Tiranë? Ky është një klan që ka futbollin, të drejtat televizive, reklamat dhe ka edhe politikë. Sot i doli zot partia e varesë dhe populli i 2 marsit. Llumi shkon me llumin, kur i ke puplat e zeza të gjithë sorrat do rrinë bashkë“, tha Veliaj.