Vendosni fjalën kyçe....

Triumfon sërish me lehtësi notari trans, revoltohen notaret femra: E padrejtë, ai është mashkull biologjik


Ylli i Universitetit të Pensilvanisë, Lia Thomas, arriti t’i mposhtë me lehtësi kundështaret pasi 22-vjeçarja trans mashkull biologjik fitoi një garë me pothuajse një sekondë dhe një garë 200 metra me një rezultat edhe më të thellë në një përballje kundër Universitetit të Harvardit.

Ish-notari mashkull biologjik tashmë trans, Thomas, fitoi më shumë nderime në të njëjtën javë ndërsa një shoqe e skuadrës e akuzoi atë për komplot mes shqetësimit në rritje për dominimin e saj në pishinë.

Thomas theu rekordet shkollore dhe kombëtare në fillim të vitit 2022 dhe ka triumfuar sërish vetëm disa ditë pasi organi qeverisës USA Sëimming u zotua të publikojë udhëzime të reja rreth atletëve elitë transgjinorë.

Kritikët e përfshirjes së Thomas thonë se rregullat e tanishme kërcënojnë sportistet femra biologjike dhe duhet të rishikohen, ndërsa kundërshtarët e tyre kanë miratuar të drejtat e notarëve transgjinorë për të garuar në kategorinë gjinore me të cilën identifikohen për aq kohë sa ata kanë kryer periudhën e kërkuar të trajtimit me hormone.

Studentët-atletët transgjinorë duhet të dokumentojnë nivelet e tyre të testosteronit për të vërtetuar se plotësojnë kërkesat specifike katër javë përpara çdo grumbullimi në kampionat.

Colleen Young, e cila fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror 2015 dhe Lojërat Paralimpike 2016, përdori mediat sociale për të shprehur dyshimet e saj.

“Lia Thomas është një mashkull biologjik që noton kundër femrave biologjike.”, tha ish-rekordmenia pan-amerikane.

“Nëse ajo identifikohet si vajzë është e parëndësishme për faktin se ajo ka lindur mashkull, ka kaluar pubertetin si mashkull dhe ka notuar në ekipin e meshkujve për tre vjet. Mbroni sportet e grave.”, shtoi ajo.

Ish fituesja e medaljes së artë, Caitlyn Jenner dhe ikona e notit, Michael Phelps, folën në fillim të kësaj jave duke u shprehur kundër pjesëmarrjes së Thomas kundër rivaleve të lindur si gra.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani