Një shtypje vdekjeprurëse ndodhi jashtë stadiumit ‘Olembe’ përpara një ndeshje futbolli të Kupës së Afrikës mes Kamerunit dhe Ishujve Komore të hënën.
Thuhet se rrëmuja u ndez nga njerëzit që përpiqeshin të futeshin me nxitim në stadium për të parë ndeshjen, që u fitua nga Kameruni 2-1.
Kupa e Kombeve të Afrikës është një turne ndërkombëtar futbolli i themeluar në vitin 1957, që mbahet midis ekipeve kombëtare afrikane të futbollit.
Naseri Paul Biya, i cili shërben si guvernator i rajonit qendror të Kamerunit, i tha AP se autoritetet ende po vlerësonin numrin e të vdekurve.
AP më vonë raportoi, duke cituar një raport paraprak të autoriteteve shëndetësore vendase, se rreth 8 persona humbën jetën në incident. Të paktën 40 persona të plagosur thuhet se u dërguan në një spital aty pranë.