Vendosni fjalën kyçe....

PS dorëzon në KQZ shkresën për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit


Partia Socialiste ka dërguar në KQZ shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. 

Shkresa mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se afati i fundit për dorëzimin e shkresave për regjistrimin në zgjedhje është data 31 janar 2022.

Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen në 6 bashki, konkretisht: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.