Vendosni fjalën kyçe....

Policia ndalon autorin e dyshuar të vendosjes të dinamitit te shtëpia e Armando Dukës


Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së dinamitit në shtëpinë e Armando Dukës mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Policia ka ndaluar shtetasin Arlen Hasanaj si autor të dyshuar të ngjarjes.

I dyshuari banues në Durrës jetonte në lagjen e tij.

Ai u kap nga kamerat e sigurisë duke i vënë eksplozivin në derën e shtëpisë, i cili fatmirësisht përfundoi pa të lënduar, teksa mbeten të paqarta motivet apo konflikti që ka mes tij dhe Dukës që e kanë shtyrë të kryejë këtë veprim.