Vendosni fjalën kyçe....

Tajlanda bëhet vendi i parë aziatik që lejon mbjelljen e përdorimin e kanabisit


Tajlanda është bërë vendi i parë në Azi që ka lejuar e marijuanës. Ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje njerëzve që ta përdorin ilaçin për ‘përfitimin’ e tyre dhe jo ‘për të shkaktuar dëm’.

Ministri Anutin Charnvirakul, një mbështetës i gjatë i legalizimit të marijuanës, njoftoi në një postim të gjatë në Facebook se Bordi i Kontrollit të Narkotikëve më në fund ka rënë dakord të përjashtojë të gjitha pjesët e bimës së kanabisit nga lista e drogërave të kontrolluara.

Ndryshimi do të hyjë në fuqi 120 ditë pas shpalljes në Fletoren Zyrtare. Duke e quajtur njoftimin ‘lajm të mirë’, Charnvirakul vuri në dukje se ‘rregullat dhe kornizat’ për mbjelljen dhe përdorimin e marijuanës duhet të vendosen për t’u siguruar që kanabisi do të përdoret për ‘të mirën e njerëzve në mjekësi, kërkime, arsim’.

Rregullat do të jenë pjesë e Aktit të Marijuanës dhe Kërpit, të cilin Charnvirakul u zotua ta propozonte në parlament të mërkurën.

“Do të kërkohen licenca për të përdorur marijuanën për qëllime komerciale. Ju lutemi, mos e përdorni atë për të shkaktuar dëm.” – tha Charnvirakul.

Megjithatë, ministri nuk sqaroi se si ndryshimet do të ndikojnë në statusin ligjor të përdorimit rekreativ të drogës, i cili aktualisht është një zonë gri.

Associated Press raportoi se policia lokale dhe avokatët nuk janë të sigurt nëse posedimi i marijuanës mbetet një vepër për të cilën dikush mund të arrestohet.

Marihuana u legalizua për herë të parë për përdorim mjekësor dhe kërkime në Tajlandë në vitin 2020.