Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet nga detyra Drejtori i Galerisë së Arteve


Lirohet nga detyra e drejtorit të Galerisë së Arteve, Erzen Shkololli. Vendimi është marrë sot nga Këshilli i Ministrave.

Kujtojmë se Shkololli ishte emëruar në këtë detyrë në janar të vitit 2018, kur zëvendësoi në këtë post Artan Shabanin.

Nuk dihet ende arsyeja për largimin e Shkolollit nga puna dhe as se cili do të jetë zëvendësuesi i tij.

V E N D I M PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.