Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Korça: Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë para hekurave gjysmën e qeverisë


Kreu i PD-së Lulzim Basha i ndodhur në Korçë për takim me mbështetës të PD-së deklaroi se dy prioritetet për të janë reforma zgjedhore dhe reforma territoriale.

Basha tha se dy dëshmitarë mund të çojnë para hekurave gjysmën e qeverisë.

Duhet t’i shkarkoni me votë të lirë ata që nuk iu përfaqësojnë. Reforma zgjedhore , reforma territoriale janë prioriteti ynë. Sot është goditur fermeri, shtresa e mesme, asfiksohet rinia, largohet nga vendi sepse regjimet autokratike e kanë frikë lirinë pasionin e saj për të vërtetën dhe pastaj goditet opozita duke bërë pakte që i kanë rrënjët tek e shkuara. Një kulturë e linçimit apo urrejtjes. Sot për ne është ditë e vështirë sepse edhe brenda familjes tonë ka dalë një pakicë përfituesish që për hir të interesit personal duan të shkelin të ardhmen. Duan të na mbajnë këtu të na kthejnë pas dhe të asgjësojnë të vetmen shpresë për ndryshim. Madje kanë shkuar edhe më tej se kundërshtari politik me gjuhën e urrejtjes dhe sulmet që bëjnë. Kujt i shërbehet në këtë mënyrë? A i shërbehet Shqipërisë? A nuk duhet të ngriheshim sot që vetëm para dy ditësh i pari i qeverisë ka marrë çarterin. Një fluturim i kushton 120 mijë euro. Dy dëshmitarë kyç mund të çojnë para hekura gjysmën e qeverisë sepse trekëndëshi i Bermudes bën teatër për të mos i treguar shqiptarëve se ku shkojnë milionat që zhduket”-deklaroi Basha tha ai.