Vendosni fjalën kyçe....

Kapllanaj reagon ndaj Berishës: Nuk i del inati që Fieri është me Bashën


Drejtuesi politik i PD-së në Fier, Agron Kapllanaj, ka reaguar ndaj akuzave të Sali Berishës se ka përfituar tenderin për prishjet në projektin e rindërtimit te “5 Maji”.

Kapllanaj shkruan se Berishës nuk i del inati që Fieri mbështet Lulzim Bashën pasi e pa se si dështoi duke e braktisur demokratët.

Pasi dështoi me turp sepse demokratët e braktisën, Berisha tani sillet vërdallë si ish-politikani i korruptuar, si ish-kryeministri i parë non-grata për korrupsion në historinë e Shqipërisë dhe vetëm vjell vrer sepse nuk i del inati që Fieri është me të ardhmen dhe mbështet Lulzim Bashën. Çdo ditë ai nxjerr gënjeshtra dhe shpifje të reja si një shpifës ordiner.  Por Berisha nuk e mban më dot peng as të ardhmen e PD-së dhe as të Shqipërisë. Ai është vetëm e shkuara e keqe e saj! Ne do punojmë fort derisa të sjellim një të ardhme më të mirë për demokratët dhe gjithë shqiptarët.”-shkruan Kapllanaj.