Duke folur për AFP të dielën, Hans Kluge, drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pohoi se mund të ketë një fund të pandemisë në horizont, pavarësisht niveleve rekord të rasteve të Covid-19 në të gjithë kontinentin.
“Është e besueshme që rajoni po shkon drejt një fundit të pandemisë.” – tha ai, duke shtuar se varianti Omicron i Covid-19, i cili është treguar të jetë pak më i butë se llojet e mëparshme, mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars.
Pas kësaj valë të tanishme të Omicron, ‘do të ketë për disa javë dhe muaj një imunitet global, ose falë vaksinës ose sepse njerëzit kanë imunitet për shkak të infeksionit’, shpjegoi Kluge.
“Ne parashikojmë që do të ketë një periudhë qetësie përpara se Covid-19 të kthehet në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht që të rikthehet pandemia.” – tha eksperti i viruseve.
Megjithatë, Kluge bëri thirrje për kujdes dhe përsëriti se virusi Covid-19 ka qenë shumë i vështirë për t’u parashikuar. Shefi i OBSH-së tha se prioriteti duhet të jetë stabilizimi i pandemisë.
Ai vuri në dukje se nivelet e vaksinimit në Evropë variojnë në vende të ndryshme, nga 25% në 95% të popullsisë, duke llogaritur nivele të ndryshme të shtrimeve në spital dhe vdekjeve.