Kryeministri Edi Rama tha se pyetësori i dërguar te qytetarët nuk do jetë vetëm për njëherë.
Ai tha në emisionin “Open” se kërkon ta bëjë këtë nismë të përvitshme.
“Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfet që shkojnë në shtëpi janë pa emër”-deklaroi Rama.