Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Metës: Koalicioni bravo-brava të bëhet gati, do të marr pjesë në gara së shpejti dhe do i recitoj poezinë e vet


I pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme për mediet, Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, për deklaratën e këtij të fundit se në zgjedhjet e 6 marsit do të marrë pjesë edhe Meta.

“Ka një spekulim për të shmangur vëmendjen nga të gjitha këto, nga afera e inceneratorëve ku edhe një jurist i vitit të parë po ta hetonte atë çështje, do ti kishte dhënë një goditje të fortë.

Shoh një dëshirë të madhe për të me përfshirë në një garë, për të më përfshirë në garat e mëparshme.

Unë nuk kam as mundësi të votoj në këto zgjedhje të votoj si qytetar pasi i takoj bashkisë së Tiranës, por siç do marrë fund koha e gallatave me financat, me borxhet që merren në emër të Republikës së Shqipërisë për të blerë profesionalistëve si ju përmes pronarëve, kështu do të përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shituara pa filluar.

Unë as kam marrë pjesë në ndonjë garë kur kam qenë president, por meqë duan të më përfshijnë me pahir, po i paralajmëroj qetësisht, sepse janë shqetësuar ngaqë unë kam recituar disa poezi: Unë do të marrë pjesë në garë ne emër të popullit të dy marsit dhe përtej popullit të dy marsit në kuptimin e mirë të fjalës, të bëhen gati, se pas ballafaqimit të parë i cili do të jetë me e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit bravo-brava, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër luftën politike edhe luftën kundër korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë shefi i koalicionit, ina ina..”– tha Meta.