Elbasani është alarmuar paraditen e sotme, pasi një pako e dyshimtë është parë në qendër të qytetit dhe që dyshohet të ketë lëndë eksplozive.
Pakoja është konstatuar në vendin e quajtur “Dinamo” në bulevardin “Aqif Pasha”, në një kazan mbeturinash.
Kjo pako e dyshimtë ka vënë menjëherë në lëvizje policinë, e cila ka evakuuar dhe rrethuar zonën.
Ndërkohë që pritet grupi special i RENEA-s nga Tirana për të vlerësuar rrezikshmërinë e situatës.