Vendosni fjalën kyçe....

Sergei Lavrov: Nëse është në dorën tonë nuk do të ketë luftë, por nuk do të lejojmë që interesat e Rusisë të injorohen


Me tensionet në rritje midis Rusisë dhe SHBA-ve lidhur me Ukrainën, kryediplomati i Moskës ka këmbëngulur se vendi i tij nuk dëshiron që të shpërthejë një konflikt i plotë, por gjithashtu paralajmëroi se nuk do të qëndrojë mënjanë e të shohë që shqetësimet e sigurisë të injorohen.

Duke folur për mediat këtë mëngjes, ministri i Jashtëm Sergej Lavrov u pyet nëse luftimet mund të shpërthejnë pasi bisedimet mbi garancitë se NATO nuk do të zgjerohet, kanë ngecur.

“Nëse është në dorën e Federatës Ruse, nuk do të ketë luftë.”-tha ai, citon RT. “Ne nuk duam luftëra.”– vazhdoi Lavrov, duke theksuar megjithatë, se zyrtarët rusë “nuk do të lejojnë që interesat tona të sulmohen brutalisht ose të injorohen gjithashtu.”

Sipas Lavrov, përgjigja e Uashingtonit ndaj propozimeve të Moskës është “pothuajse një model i mirësjelljes diplomatike”. Megjithatë, ai tha se përgjigja e NATO-s për dy projekt-dokumentet ruse është “e ideologjizuar”.

Lavrov vazhdoi duke shtuar se nëse SHBA nuk është e gatshme të rishqyrtojë qëndrimin e saj për çështjet e sigurisë, atëherë Moska nuk është po aq e përgatitur për të bërë ndonjë kompromis për kërkesat e saj. “Nëse ata insistojnë që të mos ndryshojnë qëndrim, as ne nuk do ta ndryshojmë qëndrimin tonë.”- tha ai.