Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj refuzon përballjen në Komisionin e Ligjeve për banorët e 5 Majit



Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të premte për të zhvilluar një seancë dëgjimore lidhur me çështjen e banesave të prishura tek zona e 5 Majit në Tiranë, që preken nga projekti i Unazës.

Në seancë dëgjimore ishte thirrur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj, i cili nuk është paraqitur. Megjithatë ai kishte dërguar një letër e cila u lexua nga kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.

Seanca dëgjimore është thirrur nga 1/3 e deputetëve të Partisë Demokratike që prej datës 19 Janar, kur edhe nisën shembjet e para. Në seancë dëgjimore janë thirrur:

  • Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velaj
  • Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano
  • Avokati i Popullit, Erinda Ballanca
  • Përfaqësues të banorëve të prekur nga projekti.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi nuk ka rënë dakort që seanca të vijonte me dëgjimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.