Megadhuruesi liberal George Soros ka derdhur 125 milionë dollarë në ‘Democracy PAC’, një komitet veprimi politik që synon të mbështesë demokratët këtë nëntor.
Soros njoftoi investimin e tij në një deklaratë të premten, të raportuar fillimisht nga Politico.
Paratë do të përdoren për të mbështetur ‘kauzat dhe kandidatët, pavarësisht nga partia politike’, të cilët janë investuar në ‘forcimin e infrastrukturës së demokracisë amerikane: të drejtat e votës dhe pjesëmarrjen qytetare, të drejtat dhe liritë civile dhe sundimin e ligjit’, shkroi miliarderi liberal.
Dhurimi do të thotë se Soros i ka dhënë tashmë ‘Democracy PAC’ shumë më shumë para sesa gjatë ciklit zgjedhor të 2020-ës, gjë që nuk është befasuese duke marrë parasysh se sondazhet tregojnë se demokratët do të duhet të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për të ruajtur kontrollin e tyre mbi Kongresin në nëntor.
Gjatë vitit 2020, Soros i dha ‘Democracy PAC’ 80 milionë dollarë, të cilat PAC më pas i shpërndau për një mori kauzash dhe kandidatësh.
Djali i Soros, Aleksandri shërben si president i Democracy PAC dhe ai i tha Politico-s se si familja e sheh këtë investim si një investim afatgjatë, të bërë të domosdoshëm nga ’kërcënimi’ që i paraqet ‘demokracisë sonë’ e djathta.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani