Vendosni fjalën kyçe....

Musk ironizon Biden: Është një kukull me çorape të lagura në formë njerëzore


Manjati i Tesla-s, Elon Musk, iu referua Joe Biden si një ‘kukull me çorape të lagura në formë njerëzore’ të enjten, në përgjigje të një postimi të presidentit amerikan me shefen e General Motors, Mary Barra.

Në videon, e cila u postua në llogarinë zyrtare të Biden në Twitter të mërkurën në mbrëmje, presidenti vlerësoi investimin e GM në prodhimin e automjeteve elektrike si një përpjekje në luftën ndaj ndryshimeve klimatike.

Duke iu përgjigjur mesazhit, Musk argumentoi se prodhimi i automjeteve elektrike në SHBA ‘Fillon me një T / Përfundon me një A / ESL në mes’. Më pas ai ironizoi presidentin, duke e plotësuar postimin në Twitter me një emoji ‘çorape’.

Musk gjithashtu tha se Biden po e ‘trajtonte publikun amerikan si budallenj’ ndërsa iu përgjigj një përdoruesi tjetër të Twitter, i cili argumentoi se Biden ‘po përpiqej të godiste një kompani të madhe amerikane dhe të rishkruante historinë e EV’ duke miratuar GM dhe Ford.

Në një video me Barra, Biden shkroi se ‘kompanitë si GM dhe Ford po ndërtojnë më shumë automjete elektrike në SHBA se kurrë më parë’, ndërsa Barra njoftoi një investim prej 7 miliardë dollarësh në Michigan së bashku me një fabrikë të baterive që do të hapet në SHBA.