Vendosni fjalën kyçe....

Policia i sekuestron Lamborghinin 200 mijë euro 36-vjeçarit në Elbasan, e dërgon për hetim pasuror në prokurori


Foto ilustruese

Policia e Elbasanit pasditen e se premtes ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet “Lamborghini” me vlerë rreth 200 mijë euro.

News 24 raporton se mjeti drejtohej nga 36-vjeçari Arsim Lleshaj, teksa sekuestrimi sipas burimeve të policisë është bërë bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Për të riun janë referuar materialet në prokurori dhe ka nisur hetimi pasuror.