Vendosni fjalën kyçe....

Tension në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë në Kosovë, hidhen sende në drejtim të kryeministrisë


Një protestë kundër mungesës së energjisë elektrike dhe shtrenjtimit të çmimit të saj është zhvilluar në Prishtinë ditën e sotme.

Protesta është thirrur nga Partia Social Demokrate ndërsa qytetarët kanë gjuajtur me qirinj e poça elektrikë në drejtim të godinës së qeverisë.

Kreu i PSD-së Molliqaj ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për atë që po ndodh në vend si dhe ka pohuar se po fshihet pas policisë, e cila është e dirigjuar politikisht, ka akuzuar ai.

Pas tensioneve në protestë e hedhjes së sendeve në drejtim të godinës së qeverisë, qytetarët janë shpërndarë paqësisht, shkruan Koha.