Vendosni fjalën kyçe....

“Farsë e grupimit të Sali Non-Gratës, emrat e shpallur s’na përfaqësojnë” – PD reagon pas publikimit të kandidatëve nga Komisionit i Rithemelimit


Partia Demokratike e ka quajtur farsën e radhës nxjerrjen e emrave të kandidatëve të mundshëm nga Komisioni i Rithemelimit, të cilit i referohet si grupimi i Sali Non-Gratës.

Në një reagim në Facebook, PD shkruan se emrat e shpallur nuk janë kandidatë të PD-së dhe nuk e përfaqësojnë atë.

Më tej thuhet se farsa e radhës e Berishës kërkon të dëmtojë PD-në për interesat e tij personale.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Gratës, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non-gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.” – shkruhet në reagimin e PD-së.