Vendosni fjalën kyçe....

Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres Besa Shahini godet me shuplakë policin në protestë (VIDEO)


Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në protestën e mbajtur para godinës së qeverisë ditën e shtunë, pati tensione mes protestuesve dhe policisë. E siç shihet në videon e publikuar nga Koha.net, deputeti Molliqaj në një moment ka goditur me shuplakë ka një nga policët.

Molliqaj kërkonte që policët të zmbrapseshin dhe t’iu drejtohej me një fjalim protestuesve nga shkallët e hyrjes së Qeverisë.

Një kërkesë e tillë e Molliqajt në fillim është refuzuar, gjë që ka çuar edhe në tensionim të situatës. 

Megjithatë më pas policia ka pranuar kërkesën e Molliqajt dhe e kanë liruar hapësirën e shkallëve, ku më pas Molliqaj ka mbajtur fjalimin e tij.

Vetë Molliqaj ka akuzuar Policinë se është e dirigjuar politikisht teksa policët i ka quajtur të pasjellshëm.

“Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Para 3 dite, është mbajtë protestë me të njëjtë kauzë dhe qetu është mbajtë fjalimi. Janë mbi shpinën time, thu ti se çka është bërë. Policisë të pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Po ju siguroj që nuk hyjmë në objekt, se nuk jemi budallë.”– ka thënë Molliqaj.

PSD pretendon se dhuna është ushtruar nga Policia e jo nga ta. Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, ka publikuar një video ku disa policë e shtyjnë Molliqajn nga objekti i Qeverisë.