Pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se “primaret” e zhvilluara nga Berisha nuk kanë lidhje me PD-në ka reaguar Komisioni i Rithemelimit.
Në reagimin e Komisionit thuhet se ka mbaruar koha kur kandidatët caktoheshin nga zarfet.
“E mirëkuptojmë mllefin e Lulzim Bravës ndaj votës së lirë që ka zëvendësuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund.
Sot, për here të parë demokratet zgjodhën të lirë kandidatët më të cilët do të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet e 6 Marsit.
Në ndryshim nga kandidatët e pengut të Edi Ramës kandidatët fitues paraqiten me dinjitet para qytetarëve si produkt i një procesi të lirë e të ndershëm. Vetëm të bashkuar do të risjellim shpresën dhe fitoren!”– thuhet në deklaratën e Komisionit të Rithemelimit.