Qeveria amerikane ka thënë se nuk ka asnjë shans që Uashingtoni të njohë talebanët si qeveri legjitime afgane derisa veterani i marinës amerikane Mark Frerichs të lirohet, dy vjet pasi ai u zhduk në Kabul.
Uashingtoni beson se Frerichs, i cili punonte si inxhinier civil në kryeqytetin afgan, u rrëmbye në janar 2020. Edhe pse qeveria amerikane dyshon se ai ishte marrë nga rrjeti Haqqani i lidhur me talebanët, talebanët kanë mohuar më parë se ndonjë prej anëtarëve të tij e mbajnë atë.
Në maj 2020, zëdhënësi politik i talebanëve i tha AP se ata ‘nuk kanë asnjë informacion për amerikanin e zhdukur’. Një zyrtar tjetër taleban citohet të ketë thënë se grupi i tha Uashingtonit si ‘formalisht ashtu edhe joformalisht’ se nuk ishin në dijeni të vendndodhjes së Frerichs.
Përpara përvjetorit të dytë të zhdukjes së Frerichs, të hënën presidenti amerikan Joe Biden kërkoi lirimin e veteranit dhe paralajmëroi se njohja e qeverisë talebane, e cila mori pushtetin në gusht të vitit të kaluar, duke rrëzuar qeverinë afgane të mbështetur nga SHBA, nuk do të konsiderohet nëse kërkesa plotësohet.
“Kërcënimi i sigurisë së amerikanëve apo të ndonjë civili të pafajshëm është gjithmonë i papranueshëm dhe marrja e pengjeve është një akt mizorie dhe burracakërie”, deklaroi Biden.
“Talebanët duhet të lirojnë menjëherë Markun përpara se të mund të presin ndonjë konsideratë të aspiratave të tyre për legjitimitet. Kjo nuk është e negociueshme.”
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani