Vendosni fjalën kyçe....

Aksidentoi 26-vjeçaren e iku nga vendi i ngjarjes, pranga të riut në Tiranë (Video)


Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai akuzohet se ka aksidentuar me mjet një 26-vjeçare me iniciale K.S. e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.T. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në rrugën ‘Shahin Doçi’ ndërsa e lënduara u dërgua në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Aksidentoi 26-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, Policia Rrugore e Tiranës, pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale, identifikoi dhe vuri në pranga autorin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. T., 24 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Shahin Doçi”, ka aksidentuar shtetasen K. S., 26 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, për të fshehur automjetin. 26-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, pas marrjes së njoftimit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Pas disa orësh pune intensive hetimore profesionale bënë të mundur identifikimin e targës së automjetit dhe më pas të drejtuesit të mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë bllokuar në cilësinë e provës materiale automjetin tip “Benz”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”