Vendosni fjalën kyçe....

Si gratë trans të lindura meshkuj biologjikë po grabisin sportin e femrave


Nga Robert Bridge

Imagjinoni për një moment se jeni një atlete – ose, për të qenë më të saktë, një atlete femër – që është stërvitur me rigorozitet për shumë vite, duke i kushtuar kohë dhe energji të pafund arritjes së suksesit në fushën ose pistën e ëndrrave të zgjedhura.

Por më pas, papritur, rregullat e lojës ndryshojnë në mes të lojës dhe zbulon se konkurrenti juaj kryesor nuk është më një grua tjetër, por një mashkull biologjik. Ky është realiteti i ashpër që tani trondit botën e sportit të grave.

Laurel Hubbard, një peshëngritëse nga Zelanda e Re, hyri në histori si atletja e parë transgjinore që u zgjodh për të garuar në Lojërat Olimpike 2020. Edhe pse Hubbard nuk arriti të regjistronte ndonjë fitore a medalje, e lëre më të sillte ndonjë medalje nga Lojërat e Tokios, kritikët thanë se përfshirja e saj i privoi femrat biologjike nga vendi i tyre i ligjshëm në ekipin kombëtar dhe ndoshta edhe në podium.

Për t’i shtuar dëmet, të paktën për sa u përket shumë grave, Hubbard u emërua “Sportistja e Vitit në Zelandën e Re”, pavarësisht faktit se bashkatdhetarja e saj, kanoistja Lisa Carrington, fitoi tre medalje të arta në vitin 2021, duke u bërë sportistja më e suksesshme ndonjëherë.

Më e fundit është historia e Lia Thomas, një notare femër transgjinore, mashkull biologjik nga Universiteti i Pensilvanisë, e cila rrëmbeu titujt pas suksesit të saj në thyerjen e rekordeve të vjetra të kolegjit të grave.

Thomas, e cila iu nënshtrua terapisë për zëvendësimin e hormoneve për dy vjet, u përball për ironi, nga Iszac Henig, një notar transgjinor që është në procesin e kalimit nga femra në mashkull.

Për kritikët, megjithatë, këto raste jashtëzakonisht të rralla kur një femër biologjike është në gjendje të dominojë një femër transgjinore në garat atletike, ose kur një femër biologjike arrin të ketë sukses në botën e rëndë të sporteve mashkullore.

Beth Stelzer, një peshëngritëse amatore dhe themeluesja e Save Women’s Sports, i tha RT se është gabim të mendosh se mund të krijohet një fushë e barabartë loje midis atleteve burra dhe gra, thjesht duke ulur nivelet e testosteronit mashkullor, i cili aktualisht është matësi i vetëm për përcaktimi i ‘barazisë’ ndërmjet gjinive.

“Gratë nuk janë një nivel hormonesh,” vuri në dukje Stelzer.

“Të mendosh se thjesht rregullimi i nivelit të hormoneve mund të ndryshojë një mashkull në një femër është absurde. Nuk janë identitetet ato që merren me sport, por trupat,” shtoi ajo.

Shkenca është mjaft e drejtpërdrejtë. Atletët që kanë kaluar pubertetin biologjikisht mashkullor gëzojnë një avantazh të madh fizik mbi homologet e tyre biologjikisht femra për sa i përket gjatësisë, masës muskulore, strukturës së kockave, densitetit kockor dhe në madhësinë relative të organeve të tyre, veçanërisht zemrës dhe mushkërive, të cilat luajnë një rol jetik gjatë konkurrencës.

Këto janë avantazhe fizike – të cilat mund të rezultojnë jashtëzakonisht të rrezikshme për atletet femra, veçanërisht në sportet luftarake, si boksi dhe MMA – që nuk zhduken në mënyrë magjike si rezultat i ndërhyrjes mjekësore.

Një studim, i botuar në British Journal of Sports Medicine, tregoi se gratë transgjinore, edhe pas periudhës njëvjeçare të shtypjes së testosteronit që rekomandohet nga World Athletics për t’u përfshirë në ngjarjet sportive të grave, ende kishin një shpejtësi mesatare vrapimi 9% më të shpejtë.

Çfarë do të thotë ky nivel i rritur i konkurrencës, përveç humbjes së hidhur në fushë, është se një numër në rritje i femrave nuk do të kualifikohen më për shumë nga përfitimet tërheqëse, si konkurrimi në Lojërat Olimpike, për shembull, ose fitimi i një burse për të ndjekur universitetin.

“Arsyeja që ne kemi sportet e vajzave është t’u japim atleteve femra me talent, punë të palodhur dhe përkushtim një mundësi të barabartë për të shkëlqyer dhe për t’u njohur,” shpjegoi Stelzer.

“Kjo nuk duhet të jetë një çështje politike; është sens i përbashkët”, thotë ajo.

“Save Women’s Sports është këtu për të thënë se hapësirat e grave me bazë seksi, brenda dhe jashtë fushës së lojës, meritojnë mbrojtje.”

*Robert Bridge është një shkrimtar dhe gazetar amerikan. Ai është autori i librit “Midnight in the American Empire,” Si korporatat dhe shërbëtorët e tyre politikë po shkatërrojnë ëndrrën amerikane.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani