Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e “5 Majit” dhe të Laprakës në protestë, bllokohet qarkullimi në unazë: Policia mos të shtyjë


 

Banorët e zonave të “5 Majit” dhe ata të Laprakës janë grumbulluar pasditen e sotme për të protestuar përsëri kundër shembjes së banesave të tyre.

Ata kanë bllokuar hyrjen e rrugës ‘5 Maji’ në unazën e vjetër dhe për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi duke krijuar trafik të rënduar.

Në vendin ku po zhvillohet protesta kanë shkuar edhe efektivë të shumtë policie që iu kanë kërkuar banorëve të largohen dhe të mos bllokojnë lëvizjen.

Ka patur pak çaste tensioni, me protestuesit që shprehen: “Policia është me ne”, apo “Ju lutemi policisë mos shtyjnë protestuesit”, si dhe “Hapini rrugën ambulancës”.

Një nga protestuesit shprehet se kanë marrë leje nga Komisariati numer 4 për të zhvilluar këtë protestë dhe nuk e kuptojnë ndërhyrjen e policisë.