Mes frikës së vazhdueshme në Perëndim se Moska mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës, një grup liberalësh të shquar rusë dhe aktivistësh anti-Kremlin kanë publikuar një peticion duke paralajmëruar qeverinë të tërhiqet dhe duke kritikuar autoritetet për rolin e tyre në përkeqësimin e gjendjes.
Më shumë se 100 persona, kryesisht shkrimtarë, aktivistë dhe studiues, nënshkruan peticionin, të titulluar “Deklarata e mbështetësve të paqes kundër Partisë së Luftës në qeverinë ruse” dhe të botuar në faqen e lajmeve Echo of Moscoë të dielën.
Autorët citojnë raporte për një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, dërgesa të pajisjeve ushtarake ruse në rajonin e Donbasit të shkatërruar nga lufta dhe armatim të NATO-s në Evropën Lindore. “Qytetarët e Rusisë po bëhen de fakto robër të aventurizmit kriminal, drejtimi që po merr politika e jashtme ruse,” shkruajnë ata.
Nënshkruesit përfshijnë Lev Ponomaryov, një aktivist dhe themelues i organizatës “Për të Drejtat e Njeriut”.
Ponomaryov është etiketuar si ‘agjent i huaj’ nga Ministria e Drejtësisë e Moskës për lidhje me financime nga jashtë.
Gjithashtu në listë janë Boris Vishnevksy, një lider në partinë opozitare liberale Yabloko dhe Lev Gudkov, mbikëqyrës akademik i organizatës së votimit Levada Center, e njohur gjithashtu si ‘agjent i huaj’.