Vendosni fjalën kyçe....

IKMT-ja nis prishjen e banesave te ‘5 Maji’


IKMT-ja ka rinisur procesin e prishjes së banesave në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.

Pavarësisht se banorët protestojnë prej rreth dy javësh, aksioni ka vijuar edhe sot. Ditën e djeshme banorët u përplasën me policinë gjatë protestës ku pati disa të shoqëruar.

Në zonë është planifikuar të prishen rreth 430 banesa në kuadër të procesit të rindërtimit. Një pjesë e banorëve kundërshtojnë prishjen e banesave ose dëmshpërblim të drejtë të tyre.

Ata akuzojnë qeverinë e bashkinë për projekt korruptiv duke u bërë thirrje që të bëjnë transparencë.

Banorëve të ‘5 Majit’ u janë bashkuar në protestën e djeshme edhe ata të Laprakës, ku gjithjashtu është parashikuar prishja e qindra banesave në kuadër të projektit të Unazës së Madhe.