Vendosni fjalën kyçe....

Seanca në Kushtetuese, përfaqësuesi i Metës: Të dorëhiqen Papajorgji, Kalo e Tusha, s’janë të paanshëm

Këshilltari ligjor i presidentit Meta, Dervishaj, ka folur me emra në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohet shkarkimi i kreut të shtetit.

Ai ka kërkuar që dy anëtarë të kësaj gjykate, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo e Vitore Tusha të dorëhiqen nga gjykimi i kësaj çështjeje duke qenë se sipas tij ka fakte që i bën ata të njëanshëm.

“Papajorgji ka mohuar të drejtat e presidentit duke favorizuar parlament qeveri, dhe ajo duhet të dorëhiqet pasi presidenti e kuvendi janë sërish në këtë process. Edhe për relatorin e këtij procesi që është Përparim Kalo, ka fakte publike. Më 24 dhejtor është publikuar shkrim i Kalos në shqiptarja.com, ku shkruan ‘një vit i shkurtër në dukje’. Në këtë shkrim ka disa paragraf ku kuptohet se Kalo është i njëanshëm. Herë duket sikur kërkon dorëheqjen e herë sikur kërkon mandat të ri. Me anë të këtij shkrimi Kalo kërkon nga parlamenti t’i zgjasë mandatin, ku parlamenti ka në procedurë parlamentare disa emra për zgjedhje. Ky shkrim i Kalos duket si kërkese edhe për ndryshime kushtetes. Ky fakt e bën gjyqtarin të jetë i njëanshëm edhe duhet të dorëhiqet. Gjykata  ka 7 anëtarë, 6 janë zgjedhur nga Kuvendi e presidenca që janë në konflikt. Anëtarit të 7 i ka kaluar mandati, është rasti i zonjës Vitore Tusha. Nuk mund të mos përmendim se kjo maxhorancë që ka bllokuar KED në 2017-2018 për të boshatisur Gjykatën Kushtetuese dhe nga ana tjetër ka zgjatur mandatin e Vitore tushës. Gjyqtari po arrin gjysmë e mandatit të gjyqtarit që do të vijë pas tij. Një tjetër shkak është fakti se Meta pasi Vitore Tusha ka kërkuar të kandidojë për kreun e KLSH, e ka propozuar për më të mirën në krye të KLSH-së. Gjykata Kushtetese ka marrë një letër nga Presidenti lidhur me procedimin disiplinor ndaj Fiona Papajorgjin. Letra është e arsyetuar. Ka fakte për shkelje të përsëritur të ligjit. Përfshijnë Fiona Papajorgjin dhe Vitore Tushën.” – ka thënë ndër të tjera Dervishaj.