Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet një viktimë nga aksidenti në Elbasan, dy persona ende të zhdukur


Një person është nxjerrë i pajetë nga makina që ra në lumin Shkumbin mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë dy persona të tjerë janë nxjerrë gjallë, mes të ciëve edhe një fëmijë i mitur, i cili është dërguar me shpejtësi në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Dy persona që kanë qenë në mjet janë ende të zhdukur e mundësitë që ata të nxirren gjallë janë të pakta megjithatë ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në vendin e ngjarjes.

Mjeti doli nga rruga mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit e pasi u rrokullis disa herë ra në ujë.