Vendosni fjalën kyçe....

Sot seanca në Kushtetuese, Meta publikon videon: Kryesorja në jetë është të ruajmë 1 se pa të gjithçka bëhet zero absolute


 

Presidenti Meta ka publikuar një video në faqen e tij në Facebook, teksa sot pritet të jetë seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit shkruan se në jetë kryesorja është të ruajmë numrin 1 dhe të mos kihet mendja te shtimi i zerove.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zero, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute.”

Pas seancës së para dy ditëve, ku Meta kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në çështjen ndaj tij duke pohuar se nuk janë të paanshëm, Gjykata u përgjigj duke mos pranuar kërkesën e kreut të shtetit.

Çështja ndaj Metës ka të bëjë me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij në seancën e 9 qershorit 2021. Sipas deputetëve Meta ka shkelur ligjin e Kushtetutën me qëndrimet e vendimet e tij.