Vendosni fjalën kyçe....

Balla-Alibeajt: Të ndërhyjmë në Kushtetutë për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, i propozoi sot opozitës ndërhyrjet në Kushtetutë për të bërë të mundur zgjatjen e afateve të organeve të vetingut.

Në fjalën e tij, ai propozoi që votimi të bëhet në seancën e javës së ardhshme më 10 shkurt.

Balla theksoi se kjo nuk është kërkesë e PS-së por e institucioneve ndërkombëtare dhe do bëjë të mundur vijimin e procesit e pastrimin e sistemit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë.

“Ndërhyrjet kushtetuese që bëjnë të mundur zgjatjen e afateve të organeve të vetingut. Është në nderin tonë dhe është e domosdoshme që ky proces të vijojë për të pastruar edhe më shumë sistemin e drejtësisë. Nuk është kërkesë e PS-së po kërkesë e institucioneve ndërkombëtare që kanë folur mbi rëndësinë e vijimit të këtij procesi. Propozojmë që në kalendarin e datës 10 shkurt të futet diskutimi dhe votimi për ndryshimet kushtetuese që janë të nevojshme. Ky proces nuk duhet politizuar.” – tha ndër të tjera Balla.