Vendosni fjalën kyçe....

Videomesazhi i ambasadores Kim në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, prezanton logon e re që do përdorin dy shtetet


Ambasada Amerikane ka publikuar një videomesazh me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

“Së bashku, festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në 2022.

Ndiqni Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ndërsa prezanton logon e re që do të përdorim përgjatë gjithë vitit për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj.

Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!”– shkruan ambasada në rrjetet sociale krahas videos.

Përmes këtij mesazhi, ambasadorja Yuri Kim prezantoi logon e re që do të përdoret përgjatë gjithë vitit për të shënuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme.

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm.

Shpresojmë të jeni dakort se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve.

Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë.

Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë.

Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar. Edhe 100!”- thotë ambasadorja Kim në këtë video.