Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Shkarkimi i Metës varet nga një gjyqtar, rezultati aktualisht është 4 me 2


Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Opinion” deklaroi se shkarkimi i Presidentit Ilir Meta varet vetëm nga vota e një gjyqtari.

Sipas Hoxhës aktualisht 4 gjyqtarë janë pro shkarkimit dhe 2 janë kundër.

Ndërsa duhen 5 vota që të shkarkuar Presidentin gjyqtari i 7 emrin e të cilin nuk e përmendi Hoxha do të vendosë fatin e Ilir Metës.

Si është balanca e forcave në Kushtetuese. Nga 9 gjyqtarë sot janë 7 në detyrë. Nga këta 7 duhen 5 për ta shkakruar. Deri tani rezultati aty brenda është katër me dy. Dy janë për të mos e shkarkuar dhe katër janë për ta shkarkuar. Tani varet te ai i pesti. Dhe unë besoj që juristët e presidencës do ta shtyjnë sepse po luhet për një, nëse ai një shkon në pesë, presidenti shkarkohet. Në votim duhet të jenë të paktën gjashtë dhe pesë duhet të votojnë pro që ai të shkarkohet. Nuk dua ta them se kush është ai. Presidenti ka folur vetë, dhe ka treguar mbështetjen për dy. Maxhoranca do tentojë për pesë. Ka shkuar si luftë futbolli”, deklaroi gazetari Hoxha.