Me Partinë Demokratike e cila ishte e fundit që zyrtarizoi kandidatët tashmë është e qartë gara për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 Bashki të vendit.
Në garë do jenë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Shtëpia e Lirisë e cila përbëhet nga LSI-ja me kandidatë të dalë nga primaret e zhvilluara nga grupimi i Sali Berishës.
Partia Demokratike shkon në këto zgjedhje e përçarë me Sali Berishën përballë i cili kërkon që të marrë votat nga kampi demokrat dhe opozita.
Ndërsa Partia Socialiste vjen në këto zgjedhje të pjesshme si favorite për shkak se posedon pothuajse shumicën e Këshillave Vendorë nga votimet e 30 qershorit 2019 ndërsa kryebashkiakët në Vorë e Shkodër u hoqën nga dekriminalizimi ndërsa në Durrës dha dorëheqjen Valbona Sako dhe në Lushnjë Fatos Tushe ndodhet në arrest i akuzuar se ka ndikuar në tendera.
Por më shumë duket se për këto zgjedhje të pjesshme do vuloset se kush ka votat e Partisë Demokratike.
Nëse PD-ja zyrtare arrin të marrë më shumë vota se kandidatët e Sali Berishës së bashku me LSI-në atëherë Lulzim Basha tregon se është ai drejtuesi i demokratëve.
Një test ky i rëndësishëm për opozitën dhe PD-në përballë socialistëve që kanë të gjitha pushtetet.
Kandidatët për secilën Bashki:
Partia | Partia Socialiste | Partia Demokratike | Shtëpia e Lirisë |
Bashkia | |||
Durrës | Emirjana Sako | Luan Hoti | Ardian Muka |
Shkodër | Majlinda Angoni | Xhemal Bushati | Bardh Spahia |
Lushnjë | Eriselda Sefa | Indrit Sefa | Elton Bano |
Dibër | Rrahim Spahiu | Luan Haka | Premtim Kryemadhi |
Rrogozhinë | Edison Memolla | Ferdinant Saraçi | Hekuran Xhani |
Vorë | Blerim Shera | Ymer Marku | Lulzim Vrana |