Ambasadorja amerikane Kim ka shkruar se nxit institucionet e gjyqësorit që të tregojnë se askush, pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë, nuk është mbi ligjin.
Ajo shkruan në Twitter se ambasada amerikane do e ndjekë nga afër këtë çështje duke nxitur autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e duhura.
Reagimi i saj vjen pak çaste për ish-ministri i Brendshëm Tahiri u dënua me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre.
“Nxisim institucionet e gjyqësorit që të vazhdojnë të tregojnë se askush – pavarësisht partisë, pozitës apo pasurisë – nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër.” – shkruan Kim.