Nga Elvi FUNDO
Sot ambasadorja Yuri Kim, ka pasur një reagim në lidhje me hetimin që duhet të bëjnë institucionet dhe i inkurajon në lidhje me çështjen e aferës korruptive të shekullit, asaj të inceneratorëve.
CNA.al duke qënë një nga mediat që prej ditës së parë i ka qëndruar investigimit të kësaj afere, ka publikuar me qindra dokumente, të cilat sot po i marrin partitë dhe po i shkundin në konferenca shtypi, ku arkivi jonë është disa herë më i madh se i LSI-së, PD-së, me Lulin dhe Monën marrë së bashku.
Po i dërgoj një mesazh të drejtpërdrejtë dhe t’i sqaroj Zonjës ambasadore se oksigjeni që ajo kërkon t’i japë Lulzim Bashës në lidhje me këtë lëvizje, me këtë qëndrim që ajo mbajti sot nuk e zgjidh çështjen e hetimit të inceneratorëve. Ku SPAK-u e ku Lul Kapaku!
Së pari, Zonja ambasadore thotë mirëpresim “Komisionin Hetimor”.
Duhet ndoshta të sqarohet apo të marrë informacione se Komisionet Hetimore Parlamentare në Shqipëri janë thjeshtë një dështim. Ato nuk bëjnë asgjë tjetër.
Thjeshtë dhe vetëm ndërhyjnë në hetim dhe duke çuar ca shkresa nëpër zyra shteti dhe duke marrë përgjigje nuk heton dot asgjë. Ndoshi dhe komisioni hetimor “Olldashi”, për Edi Ramën dhe dosja u mbyll në prokurori nga ata që Rama më pas i bëri edhe deputetë.
Jorida Tabaku nuk është prokurore. Nuk heton dot. Nuk zbardh dot të vërtetën. Është një “ushtare” politike. Ajo e dështoi në 3 muaj komisionin. Ndaj dhe Komisioni Hetimor, më shumë sesa investigim dhe zbardhje e një afere korruptive, e nderuar Zonja ambasadore, në finale thjeshtë dhe vetëm pas kërkesës tuaj, është një oksigjen për Lulzim Bashën.
Ata janë bashkë të gjithë aty, qeveri, opozitë, media, përfshi dhe drejtësinë e gjoja të reformuar që fle mbi dosjet e inceneratorëve.
Së dyti, oksigjeni për Lulzim Bashën është i pavlerë sepse nuk ndihmon në hetimin e inceneratorëve. Luli dosjen e ka pasur me kohë në zyrë por e nxzori vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve dhe dokumente nuk i publikoi. Zonja ambasadore afera e inceneratorëve është një skandal korruptiv që mediat e kanë raportuar dhe inkurajimi juaj është i domosdoshëm. Por, nuk mund të përdoret politikisht në favor të palës tjetër. Në favor të atij që ka qënë “oksigjeni” i inceneratorëve. Në favor të atij që po bën një Komision Hetimor për të mbyllur përfundimisht çështjen e inceneratorëve. Për më tepër dhënia e oksigjenit nga ambasada e SHBA-ve njeriut që heshti për gati pesë vite në lidhje me aferën e inceneratorëve, njeriu i cili ka pasur këto dokumenta publike, të nxjerra jo vetëm nga CNA.al, por edhe nga BIRN, TPZ, apo dhe media të tjera, të cilat shkruan fort dhe raportuan për inceneratorët.
Të tjerat u blenë. Ne i kemi publikuar me dokumenta ekskluzive që mediat kryesore në vend paguheshin me qindra miliona euro, për të bërë propagandë për inceneratorët. Midis tyre edhe mediat afër Opozitës dhe Lulzim Bashës.
Luli heshti dhe u kthye tek inceneratorët, ditën që ju e urdhëruat për të përjashtuar Sali Berishën.
Po a mund të investigohen inceneratorët nëpërmjet një komisioni që duhet të shërbejë si oksigjen për Lulzim Bashën?
Kjo është e pavlerë. Kjo është jo vetëm ndërhyrje në hetim, por nuk zgjidh asgjë.
Së treti, Zonja ambasadore ka folur për drejtësinë. Po, kjo është e vërtetë. Por, do të ishte më mirë të inkurajonit edhe m Sshumë PAK-un, atje ku keni investuar. Të inkurajoni SPAK-un dhe të shkoni tek Arben Kraja. Njeriu që e keni mbështetur dhe i keni dhënë gjithçka në emër të SHBA, për të luftuar korrupsionin.
Po, shkoni në zyrën e Arben Krajes. Aty mund të thërrisni dhe prokurorët që kanë çështjen në dorë, meqë keni marrë rolin e dikujt mbi palët qëshqiptarët e besojnë sepse përfaqëson SHBA-të. Thirreni edhe Klodian Brahon, edhe Dritan Prençin, edhe Vladimir Marën. Njerëzit që kanë në dorë dosjen e inceneratorëve. Të Tiranës, të Elbasanit dhe të Fierit.
Njerëzit që kanë në dorë një investigim mbi 400 milionë euro. Janë këta personat që duhet të hetojnë. Dhe që ti besojmë vërtet duhet të hetojnë edhe dosjen e financimeve të Lulzim Bashës në SHBA, pikërisht për pagesën 1 milionë e 25 mijë dollarë për foto me Presidentin Trump.
Së katërti, përveçse t’i jepni kurajo dhe t’i mbështesni këta prokurorë meqënëse keni marrë dhe rolin e dikujt mbi palët apo dhe të mbështesni fort Reformën në Drejtësi dhe SPAK, duhet t’iu kërkoni dhe një lloj informacioni.
Pse mbyllin dosjen për bashkëpunëtorët e pronarëve të kompanive të inceneratorëve?
Përfshirë këtu pronarë mediash, apo ortakë të tjerë të tretë, siç është rasti i Ben Blushit. Apo Vjollca Hoxhës, të Top Channel.
Janë me letra zyrtarisht ortakë. Kanë qarkulluar para nga kompani në Bullgari apo në Shqipëri. Duke blerë kompani të tjera në Tiranë e duke transferuar të tjera para nëpër shoqëri mediash, të lidhura me njëra-tjetrën, nëpërmjet emrave të tretë, e kështu me radhë.
Së pesti, Zonja ambasadore, prokurorët e SPAK-ut duhet të zbardhin aferën e inceneratorëve me detaje, të gjejnë paratë ku kanë shkuar dhe të mbajnë përgjegjësinë politike edhe personat e përfshirë. Ata që kanë firmosur. Nuk mund të kalohet gjithçka vetëm me “kokën” e Lefter Kokës. Nuk është ai “koka”. Dhe të tjerët të shkojnë dhe të rrinë në parlament, siç është rasti i Alqi Bllakos.
Prandaj, Komisioni Hetimor Parlamentar nuk është asgjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm një flluskë sapuni të cilën askush nuk duhet ta inkurajojë më, por kurajoja duhet të shkojë tek prokurorët dhe të publikohet dosjet dhe dokumentat ditë pas dite, deri në momentin që zbardhet gjithçka.
Me komisione hetimore, me oksigjen ndaj Lulzim Bashës dhe me deklarata publike në krah të tyre, nuk fitohet asgjë. Rruga e vetme që fitohet është një dhe vetëm një. Kurajo ndaj prokurorëve, mbështetje ndaj tyre.
Mbështetje për shkak të faktit se dikush kërkon t’iu vërë “biberon në gojë”, dikush tjetër kërkon t’i “ushqejë me mualebi” që të mbyllin dosjet skandaloze të korrupsionit të inceneratorëve. Mjafton që tatimet, bankat, nëpërmjet dokumenteve të tyre të kryqëzohen në zyrat e SPAK përfshi dhe dokumentet e denoncuar në media dhe në këtë moment gjithçka është lehtësisht e qartë.
Kaq duhet dhe asgjë më shumë. SPAK të bëjë detyrën, lojrat me Lulin e komisione nuk zgjidhin asgjë thjesht krijojnë kaos e ndërhyrje në hetim.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA