Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet qeveria e Malit të Zi


Qeveria e Malit të Zi është rrëzuar pas mocionit të mosbesimit ndaj saj.

43 deputetë të opozitës e grupit parlamentar ‘Bardhezi’ votuan për rrëzimin e qeverisë ndërsa kundër rrëzimit të saj kanë votuar 11 deputetë.

Deputetët e partive proserbe janë larguar nga salla para votimit. Qeveria e kryeministrit Kripokaviç u rrëzua 14 muaj pas formimit.

Qeveria e rrëzuar do drejtojë vendin deri në formimin e qeverisë së re. Mocioni i mosbesimit u nis nga Ura, që drejtohet nga zv.kryeministri i deritanishëm, Dritan Abazoviç, i cili po përpiqet të formojë një qeveri të pakicës.

Sipas kryeministrit në detyrë Kripokaviç, Abazoviç e kishte planifikuar rrëzimin e qeverisë kohë përpara ndërsa akuzoi si të përfshirë në këtë çështje edhe presidentin Gjukanoviç.