Vendosni fjalën kyçe....

Katër persona humbin jetën nga një ortek në Austri pranë kufirit me Zvicrën, një tjetër i zhdukur


Një ortek u ka marrë jetën katër personave të premten në rajonin e Tirolit në Austri, ndërsa një i pestë është zhdukur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën kufitare me Zvicrën.

“Ishte një nga 13 ortekët sot në Tirol… Ndodhi jashtë pistes”- tha për AFP Patrick Ortler nga shërbimet e shpëtimit të provincës.

“Fatkeqësisht katër humbën jetën.”- tha ai, duke shtuar se një i plagosur ishte dërguar në spital, ndërsa ekipet e shpëtimit po kërkonin personin e zhdukur

Ortler ka treguar se një tjetër ortek goditi një shpat në vendpushimin e famshëm të skive të Soelden, duke varrosur pesë persona nën dëborë të cilët u nxorrën të gjithë të gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Vitet e fundit, mesatarisht rreth 20 njerëz janë vrarë çdo vit nga ortekët në Austri.

Dy sezonet e fundit ishin më pak vdekjeprurëse pasi pandemia e koronavirusit zvogëloi numrin e skiatorëve në përgjithësi.