Vendosni fjalën kyçe....

Iu merrte para qytetarëve përmes mashtrimit, gjykata lë në burg noteren Rezarta Koçi


Lihet në burg noterja Rezarta Koçi e cila u arrestua një ditë më parë, pasi akuzohet për mashtrim, vjedhje dhe shpërdorim detyre

Noterja doli sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, gjqtari Sokol Tona ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ta lënë noteren në burg deri në përfundim të hetimeve. 

Koçi akuzohet se ka mashtruar pronarët e pasurive të paluajtshme apo të hoteleve. Përmes mashtrimit kishte arritur të përvetësonte 2 milionë euro, që më pas i kalonte në llogarinë personale.

Hetimet kishin nisur pasi 4 kallëzimeve që ishin bërë nga qytetarë të ndryshëm ndaj noteres, por ajo është arrestuar vetëm për një prej tyre, ku ishte kallëzuar për mashtrim.

“Jam e rënduar psikologjikisht, do flas në një moment të dytë të hetimit. Ndihem e kërcënuar dhe e frikësuar për shkak të eksplozivit që më vunë te makina.”– ka deklaruar noterja në gjykatë.

Kujtojmë se, dy muaj më parë noteres iu vendos tritol në automjetin në pronësi të saj. Ngjarja ndodhi në një ndër lagjet më të frekuentuara të kryeqytetit “Komuna e Parisit”, nga personave ende të paidentifikuar.