Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj për përplasjen me Dukën: S’kam asgjë personale. Do e dhuroj biletën e finales së Uefa League për një fëmijë jetim


Kryebashkiaku i Tiranës ka thënë mbrëmjen e sotme se nuk ka asgjë personale me kreun e FSHF-së, Duka, por është përfshirë në debat si përfaqësues i 34% të aksioneve të klubit të futbollit Tirana.

Duke iu kthyer debatit të ditëve të fundit, Veliaj tha se ai do e dhuronte biletën e tij për finalen e Uefa League për një fëmijë të shëpisë së fëmijës, duke i drejtuar Dukës e të tijve si ‘cunat’ e bandës së Shijakut.

“Armand Duka nuk është armiku im. S’kam asgjë personale me të, por jam përfaqësues i 34% të aksioneve të Klubit të Tiranës. S’kam asgjë personale, por të jesh pjesë e një koreografie të shëmtuar, e një valleje të hedhur keq, e një vendi ku vidhen zgjedhjet, është shumë e shëmtuar. Pse duhet të shkojnë vetëm çunat dhe gocat e bandës së Shijakut në “Ëembley”, në boksin VIP? Të jetë për mua, unë do ta dhuroj biletën time për finalen e UEFA Conference League. Më mirë të shkojë një fëmijë i shtëpisë së fëmijës. Kurse një prind, që ka harxhuar, jo një vit, po 10-15 vite, nga 20-30 mijë lek çdo muaj, t’i thuash siç i the edhe Granit Xhakës ‘se po nuk më dhe 100 mijë euro, ti nuk luan me Kombëtaren. Kjo është të fyesh jo vetëm sakrificën e mijëra prindërve, por ndërpret ëndrra fëmijësh, që janë rritur duke shpresuar të bëhen si Messi dhe Ronaldo, por në fakt përfundojnë si ‘pulat e Shijakut’.” – tha ndër të tjera Veliaj në rubrikën ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në News24.