Ka përfunduar mbikalimi në rrugën që të çon në aeroportin e Kukësit. Të paktën kështu thotë kryeministri Edi Rama, i cili e nisi këtë mëngjes duke publikuar disa pamje të publikuara nga rruga e re.
Kreu i qeverisë thotë mbikalimi i kësaj rruge është gati për të pritur flukset që do të sjellë programi i fluturimeve.
“Mirëmëngjesi dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë.”- shkruan Rama.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Rama deklaroi se duke filluar nga muaji Maj i kompania WizzAir do të nisë fluturimet nga aeroporti i Kukësit në katër destinacione të reja: Vjenë, Mynih, Baden dhe Bazel. Sipas tij, çmimet e udhëtimeve do të jenë nga 19 euro.